75 Mall Live Search
09:52 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / KV

Aksidenti në Mitrovicë/ Vdes 76-vjeçari, i cili u përplas mbrëmë nga një veturë

Një 76-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë.

“Më 5 shkurt 2026, rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në SHSKUK. Më vonë, autoritetet spitalore kanë njoftuar se viktima ka vdekur”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës rreth 76-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/