Nations League/ Ja në cilat vazo janë Kosova dhe Shqipëria
Nations League është gati të nis me sezonin e ri.
Garë kjo që këtë herë do të lidhet me kualifikueset e “Euro 2028”, me skuadrat që arrijnë vendet e kanë të siguruar të paktën një vend në play-off.
Në garë janë edhe Kosova dhe Shqipëria, me “dardanët” që janë në Ligën B dhe “kuqezinjtë” në Ligën C.
Një javë para shortit, janë vendosur edhe vazot se ku do të jenë të vendosura dy kombëtaret tona, me Kosovën që gjendet në vazon e katërt në Ligën B dhe Shqipëria në vazon e parë të Ligës C.
Kujtojmë se shorti i Nations League, do të hidhet më 12 shkurt./IndeksOnline/

