75 Mall Live Search
10:52 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / S Z

Dyshimet për dallavere me vota, ndalohet edhe një kryesuese në Deçan

Një kryesuese është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për manipulim me procesin e numërimi të votave, në Deçan.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se e ndaluara është Manjolla Shala, shefe e kabinetit të kryetarit të Deçanit.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë ka thënë se një kryesuese është arrestuar lidhur me procesin e numërimit, në Deçan.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesues për rastin ne procesit të numërimit të votimeve, në Deçan. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, tha Nikçi.