75 Mall Live Search
12:57 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / Z S

“Nuk sakrifikojmë ne për KEDS”-in, qytetarët njëzëri kundërshtojnë rritjen e çmimit të rrymës

Qytetarët kanë filluar të mblidhen para objektit të KEDS-it në Prishtinë, për të kundërshtuar njëzëri mundësinë edhe të një tjetër rritje të çmimit të energjisë.

Në pankarta shihet mbishkrimi ku i janë përgjigjur ministres në detyrë të ekonomisë, Artane Rizvanolli, se gjoja po sakrifikojnë, për një energji të sigurt në të ardhmen. “Nuk sakrifikojmë ne për KEDS”-in, thuhet në një nga pankaratat.

“Nuk sakrifikojmë ne për KEDS”-in, “Rryma nuk është luks”. “ZRRE-ja argat i KEDS-it”, “Rryma rritet, populli digjet”, janë të tjera pankarta që qytetarët protestues po mbajnë në duar.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kërkesën e KESCO-s që të bëhet edhe një rritje e çmimit të energjisë prej 21.3 për qind, e kanë cilësuar proces të padrejtë dhe të dëmshëm për qytetarët e Kosovës.

Filluan te KEDS-i, por protestuesit do të marshojnë drejt objektit të qeverisë, për t’i shpalosur po të njëjta kërkesa, pra atë për kundërshtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike./Indeksonline/