Protestuesit i hedhin ngjyrë të kuqe ndërtesës së KEDS-it
Në Prishtinë ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.
Protesta ka filluar pranë ndërtesës së KEDS-it. Qytetarët po mbajnë pankarta “Nuk e durojmë më hajninë” dhe “Sakrifikone KEDS-in, jo popullin”.
Ata kanë hedhur ngjyrë të kuqet drejt ndërtesës së KEDS-it, duke brohoritur “Hajnat jashtë”.
Pas shqyrtimit të kërkesës së KESCO-s, ZRRE-ja pritet që në mars të marrë vendim nëse do të ketë rritje të tarifave të rrymës apo jo.

