75 Mall Live Search
15:12 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / L A

Prishtina e Re transferon një lojtar nga Bosnja

Prishtina e Re ka bërë një transferim para fillimit të sezonit pranveror.

Bëhet fjalë për boshnjakun, Nedim Mekiq i cili vjen nga Sloga Meridian.

Gjatë karrierës së tij, Mekiq ka ndërtuar një profil solid duke u paraqitur në klube si Željezničar, Radnik Bijeljina dhe GOŠK Gabela në Bosnje e PAS Lamia në Greqi.

Boshnjaku, pati 16 paraqitje këtë sezon në Premierligën boshnjake, ku bëri 1 asist./IndeksOnline/