Dy aksidente trafiku në Sllatinë dhe te Parku i Biznesit
Dy aksidente trafiku janë shënuar pasditen e sotme në dalje të Prishtinës.
Njëri nga aksidentet ka ndodhur në afërsi të Sllatinës, ndërsa tjetri te Parku i Biznesit.
Në të dyja lokacionet ka dalë Policia e Kosovës, e cila po merret me rastet dhe po heton shkaqet e aksidenteve.
Indeksonline ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe prania e njësive policore.

