Aksident zingjiror në rrugën Prizren-Gjakovë, përfshihet autobusi i një shkolle
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në aksin Prizren-Gjakovë.
Autobusi i një shkolle u aksidentua me tri automjete, në lokacionin e njohur si ura e Landovicës, shkruan IndeksOnline.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident zingjiror.
Përplasja ndërmjet këtyre mjeteve të transportit u shoqërua me dëme të konsiderueshme materiale.



