Parashikimi i motit për sot
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.
Vranësirat pritet që vende-vende të shoqërohen me riga të dobëta shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

