75 Mall Live Search
09:16 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / F.R

Paguan me para false te një pompë në Ferizaj, arrestohet një kosovar e dy palestinezë

Tre persona janë arrestuar dje në mbrëmje pasi dyshohet se në një pompë derivatesh në Ferizaj kanë paguar me para të falsifikuara.

Policia tha se gjatë kontrollit atyre iu gjetën edhe substanca narkotike.

“Fsh. Prelez i Jerlive, Ferizaj  06.02.2026 – 20:30.  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri kosovar dhe dy të tjerët palestinez), pasi që të njëjtit, te një pompë e derivateve kanë furnizuar veturën e tyre duke paguar me 20€ para që dyshohet të jenë të falsifikuara. Gjatë kontrollit te të njëjtit  janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi substancë e dyshuar narkotike, dy mullinj dhe kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.