75 Mall Live Search
12:04 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / Gj Sh

Shtyhet ndeshja e La Ligas

LA Liga ka vendosur pezullimin e ndeshjes së javës së 23-të mes Rayo Vallecano dhe Real Oviedo, e cila duhej të zhvillohej këtë të shtunë, më 7 shkurt, në Stadiumin e ”Campo de Futbol de Vallecas në orën 14:00.

Vendimi u mor pasi fusha e lojës nuk plotëson kushtet e sigurta për zhvillimin e ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, Rayo Vallecano kishte ndërmarrë një zëvendësim të plotë të tapetit gjatë kësaj jave, por reshjet e vazhdueshme bënë që fusha të mos arrijë gjendjen optimale.

LALIGA dhe klubi monitoruan vazhdimisht punimet dhe bënë përpjekje maksimale për të zhvilluar ndeshjen, por kushtet atmosferike e pamundësuan këtë./IndeksOnline/