75 Mall Live Search
12:32 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / F.R

“A je single?” – pyetja që e bezdis më së shumti aktorin

Aktori Adnan Blaku, i njohur për publikun me personazhin “Sofija”, ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale.

Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Blaku tregoi edhe cilat janë pyetjet nga intervistat që e kanë irrituar më së shumti ndër vite.

“Pyetja që është pak e neveritshme është ajo ‘a je ende single?, si dhe ‘hapat e tu të parë’. Këto gjëra i tregon njeriu në shumë intervista dhe bëhen të përsëritura. Ndërsa kjo ‘a je single’, kujt po i duhet kjo përgjigje? Nuk besoj që publikut i intereson nëse Adnani është i martuar apo jo”, tha ai mes tjerash.