75 Mall Live Search
15:11 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / Gj Sh

“Plaku” në top formë, Dzeko shënon dy supergola (VIDEO)

Edin Dzeko duket se është ringjallur prej se u transferua te skuadra gjermane, Schalke 04.

38-vjeçari boshnjak ka shënuar dy supergola sot në ndeshjen ndaj Dinamo Dresden.

Fillimisht Dzeko i dha epërsinë Schalkes në minutën e 52-të, e pastaj dyfishoi rezultatin në minutën e 70-të.

Pavarësisht dy golave, Schalke 04 nuk arriti ta mbaj këtë epërsi, pasi Dresden e barazoi rezultatin në 2-2.

Ky ishte goli i tretë për Edin Dzekon, në tre ndeshje të luajtura me skuadrën gjermane./IndeksOnline/