75 Mall Live Search
23:25 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / L A

Rezultoi pozitive për doping, Rebecca Passler i drejtohet CAS kundër pezullimit

Sportistja e biatlonit, Rebecca Passler iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv kundër Agjencisë Italiane Antidoping, WADA, FISI, IOC, ITA(agjencia botërore e testeve antidoping, IBU(Federata Nderkombëtare e Biatlonit) dhe CONI për pezullimin paraprak pas një kontrolli të kryer jashtë periudhës së kompeticionit.

Vetë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë e bëri të ditur nëpërmjet një komunikate. Rebecca Passler u pezullua paraprakisht në 2 shkurt  nga Agjencia Italiane Antidoping pasi rezultoi pozitive për letrozol, që është  në listën e substancave të ndaluara nga ËADA.

Sportistja 24 vjeçare e biatlonit  i kërkon CAA që të anulojë pezullimin përprak për neglizhencë dhe ta lejojë atë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Milano Cortina.

Seanca dëgjimore për këtë procedurë është fiksuar për në 10 shkurt.