75 Mall Live Search
08:18 / E Diele, 08 Shkurt 2026 / L A

Messi ja bën “sefte” në 2026-tën, shënon dhe asiston në miqësoren në Ekuador

Lionel Messi mbrëmë luajti një ndeshje miqësore me Inter Miamin.

Dhe “La Pulga”, bëri atë që di të bëjë më së miri pasi shënoi një gol “solo” ndaj Barcelona SC nga Ekuadori.

Ai më pas bëri dhe një asist për transferimin e ri, German Berterame.

Mirëpo ndeshja mes Barcelona SC dhe Inter Miamit, u mbyll me barazim 2-2./IndeksOnline/