Një person u vetëplagos në Drenas, policia jep detaje
Një person dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në Drenas, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij.
Policia ka konfiskuar një pistoletë, pesë fishekë dhe një gëzhojë, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë:
MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE PËRDORIMI I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Drenas / 07.02.2026 – 13:40. I dyshuari m/k derisa ka qenë duke drejtuar (vozitur) veturën e tij, dyshohet se është vet-plagosur me armë zjarri në këmbën e majtë afër gjurit. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është konfiskuar një Pistolet, pesë fishkë dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime.

