75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 08 Shkurt 2026 / F.R

Bëhen publike pamje nga arrestimi i serbëve në Kaçanik nga Policia e Kosovës!

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar paraburgim njëmujor për gjashtë persona, përfshirë edhe shtetas serbë, të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë në Kaçanik.

Rasti ka ndodhur më 1 shkurt 2026, kur të dyshuarit kanë tentuar të depërtojnë në një argjendari, por janë kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës.

Pamje nga momenti i arrestimit janë bërë publike dhe janë publikuar nga faqja lokale “S’je kaçanikli, nëse”.