Dhunimi i avokatit Cakrani, reagon Meta: 2 banditët duhet të vendosen para ligjit sa më shpejt
Ilir Meta përmes një postimi ka reaguar lidhur me dhunimin e avokatit të tij, Kujtim Cakrani. Meta dënoi sulmin teksa theksoi se autorët të cilët i cilësoi si banditë duhet të dalin para ligjit.
‘Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.
Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.
Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët,’ shkruan Meta.

