75 Mall Live Search
21:06 / E Diele, 08 Shkurt 2026 / G T

Antony me një supergol ia siguroi fitoren Betisit ndaj Atletico Madrid

Skuadra e Real Betis ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Atletico Madrid, në ndeshjen e javës së 23-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Antony, shkruan Indeksonline

Sulmuesi brazilian shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 28’të për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij – ky gol ia siguroi edhe tri pikë.

Me këtë fitore, Betis shkon në kuotën e 38 pikëve në pozitën e 5-të, kurse Atletico mbetet me 45 pikë në pozitën e 3-të./Indeksonline/