75 Mall Live Search
22:44 / E Diele, 08 Shkurt 2026 / G T

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin 2:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Serie A.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Pedro, në minutën e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan me Isaksenin në minutën e 47’të, duke ia vështirësuar punët “Zonjës së Vjetër”.

Image

Golin e parë për Juve-n e shënoi McKennie në minutën e 59’të.

Kurse ai i barazimit u realizua në minutën e fundit nga mbrojtësi Kalulu.

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova luajti 45 minuta në këtë ndeshje dhe tregoi se meriton të startoj – duke bërë paraqitje pozitive./Indeksonline/