Kimi nuk përmbahet, shkëmben puthje romantike me të dashurin e ri
Kim Kardashian dhe kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, u panë së bashku në Super Bowl LX dhe një ekspert i leximit të buzëve thotë se biseda e tyre linte të kuptohej se do ta prezantonin njëri-tjetrin me prindërit e tyre, duke nxitur spekulime për një romancë të mundshme.
Personazhi i reality show-t, 45 vjeç, dhe piloti britanik i Formula 1, 41 vjeç, u panë në audiencë duke ndjekur ndeshjen midis Seattle Seahawks dhe New England Patriots, transmeton Indeksonline.
Nëna e katër fëmijëve kishte veshur një pallto të zezë leshi dhe syze dielli të mëdha, me flokët e saj të mbledhura lart dhe e kompletoi pamjen me një gjerdan tërheqës.
Ata shkëmbyen puthje romantike, duke i bërë të gjithë me sy e vesh nga ata./Indeksonline/



