75 Mall Live Search
10:00 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / AR

Bad Bunny bën të papriturën në Instagram pas “Super Bowl”-it

Pasi dha një nga performancat më të mëdha të karrierës së tij në shfaqjen e pushimit të “Super Bowl”-it, këngëtari Bad Bunny habiti fansat me një veprim në Instagram.

Ai fshiu gjithçka nga profili i tij në Instagram, transmeton Indeksonline.

Edhe pse ai mbetet një nga profilet më të ndjekura në rrjetin social me mbi 50 milionë ndjekës, profili i tij aktualisht nuk ka asnjë fotografi profili apo postime.

E vetmja gjë që mbetet aktive është një lidhje me projektet e tij, prandaj lëvizja e tij e radhës është sekret. Se çfarë saktësisht do të bëjë Benito Antonio Martínez Ocasio, siç është emri i tij i vërtetë, mbetet për t’u parë./Indeksonline/