75 Mall Live Search
10:40 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / S Z

Kryeprokurorja e Hagës për deklaratën e Clarkut e Rubinit: Nuk kishin informacione për UÇK-në

Kryeprokurorja e Hagës, Kimberly West, në fjalën hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë së dëshmitarët e mbrojtjes, duke aluduar në dëshmitarët ndërkombëtarë si Wesley Clark dhe James Rubin, nuk kishin informacione për UÇK-në.

“Këto krime janë kryer dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to. Gjykata ka dëgjuar dëshmi drejtpërdrejtë nga disa dëshmitarë, 7 të mbrojtjes, ndërkombëtarë, të cilët ishin përfshirë në përpjekje për të sjellur paqe dhe administrim të Kosovës. Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje, konstatimet e tyre kanë vlerë, puna e gjykatës është e ndryshme. Shtatë ndërkombëtarët kanë pasur pak informacion, nuk e kanë folur gjuhën, kanë ndërpveruar vetëm për pak herë me aktorët kryesorë, nuk kanë parë asnjëherë rregullore e komunikata të UÇK-së”, tha West.