Sekuestrohen rreth 7 kg marihuanë në një veturë me targa të huaja në Merdar, arrestohet një person i dyshuar
Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me
Narkotikë, ka realizuar një plan taktik të paraprirë nga hetimet paraprake, ku në pikën kufitare në Merdar është ndaluar një veturë e dyshuar me targa të huaja, e drejtuar nga i dyshuari mashkull
kosovar. Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në vlerë tregu rreth 35 mijë euro.
Ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.

Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (e ndarë në 24 paketime),
4 vetura,
1 telefon,
9 paketime me qese plastike, dy rollne plastike,
2 aparate për vakuum,
2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.


