Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, policia gjen “Audi Q5”, një automjet tjetër dhe tre bidona benzine, do përdoreshin…
Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia në Vlorë.
Ditën e djeshme, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, për dy automjete që dyshohej se do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje kriminale, shkruan Topchannel.
Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehura në një sipërfaqe ullishteje, në fshatin Babicë e Madhe, dy automjete të dyshuara të vjedhura, konkretisht:
-një automjet tip “Nissan”, me targa të huaja;
-një automjet tip “Audi Q5”, me targa të huaja; si dhe 3 bidona me lëndë djegëse (benzinë).
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore.
Grupi i posaçëm hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe për identifikimin dhe dokumentimin e autorësisë.

