75 Mall Live Search
18:32 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / L A

Kadishe Shabani shpallet kampione e Kosovës nga Federata e Autosporteve të Kosovës

Kadishe Shabani, emri që po shkruan historinë e autosportit kosovar, është shpallur zyrtarisht Kampione e Kosovës nga Federata e Autosporteve të Kosovës, në Klasën 9.

Një arritje e jashtëzakonshme që shënon një moment historik për sportin dhe për fuqizimin e grave në gara, duke dëshmuar se në pistë nuk ka kufij për talentin dhe vendosmërinë.

Kadishe Shabani – një femër e pandalshme, që me guxim dhe rezultatet e saj të shkëlqyera, ka treguar se është një forcë e vërtetë në autosportin kosovar.

Për të, kjo është jo vetëm një fitore personale, por edhe një mesazh i fuqishëm për të gjithë vajzat dhe gratë që ëndërrojnë të sfidojnë normat dhe të triumfojnë./IndeksOnline/