75 Mall Live Search
18:32 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / F.R

“Kush të ndau prej meje…”/ Banorët këndojnë së bashku, Greta dhe Luizi përloten

Banorët e Big Brother VIP Albania gjatë ditës së sotme kanë kaluar momente emocionale gjatë një aktiviteti karaoke brenda shtëpisë.

Në një moment, është lëshuar kënga e të ndjerit Shpat Kasapi, “Kush të ndau prej meje”, e cila ka prekur thellë banorët, duke bërë që shumë prej tyre të përloten gjatë interpretimit, shkruan IndeksOnline.

Më të prekur nga ky moment emocional ishin Luizi dhe Greta, të cilët nuk arritën t’i ndalin lotët.

Kujtojmë se Shpat Kasapi ishte i konfirmuar si një nga banorët e kastit të BBVA 5, por fatkeqësisht u nda nga jeta më 26 nëntor të vitit të kaluar./IndeksOnline/