75 Mall Live Search
19:06 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / F.R

Katër persona të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

Katër persona mbetën të lënduar sot pas një aksidenti që përfshiu tri vetura në fshatin e Dollc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Gashi shtoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet nga ana e tyre.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.