75 Mall Live Search
19:41 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / F.R

Zyrtare: KQZ publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve – ja sa përqind kanë marrë partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 13-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Lëvizja Vetëvendosje ka marur 51.10%, Partia Demokartike e Kosovës 20.19%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 dhe Aleanca për Ardhmëri të Kosovës 5.50, shkruan IndeksOnline.


Rezultatet u certifikuan për 24 subjektet politike dhe kandidatët e tyre.

Para certifikimit, kryesuesi Radoniqi njoftoi se PZAP dhe Gjykata Supreme kanë përfunduar me trajtimin e ankesave të parashtruara në këto institucione kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026 dhe nuk ka ndryshime.

Rezultatet e certifikuara të KQZ-së janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në hapësirën Rezultatet e Zgjedhjeve ose në këtë vegzë:https://kqz-ks.org/rezul…/zgjedhjet-per-kuvend-te-kosoves/