Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, policia në vend të ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Dollc të Klinës.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet një veturë e aksidentuar rëndë.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe policia e cila po merret me rrethanat e ngjarjes.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
IndeksOnline është në pritjet të përgjigjeve nga ana e policisë në lidhje me aksidentin në fjalë.

