E martë e vranët, herë pas here del dielli
Sot parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell gjatë ditës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në orët e mëngjesit pritet paraqitje e ngricës, ndaj këshillohet kujdes i shtuar në qarkullim, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen ndërmjet 5 dhe 9 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.

