75 Mall Live Search
08:26 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / AR

Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar dje rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sipas këtyre rezultateve, VV-ja do të ketë 57 ulëse, PDK -ja22, LDK-ja, 15 dhe AAK 6. Rezultatet e certifikuara tashmë janë publikuar në webfaqen e KQZ-së.

Më poshtë gjeni emrat e të 120 deputetëve që kanë siguruar ulëse:

Hapi i radhës tash është thirrja e seancës konstituive.

Seanca duhet të mbahet brenda 30-ditësh dhe duhet të thirret nga presidentja Vjosa Osmani, por në rast se ajo nuk e thërret seancën, kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30-të.

Përgatitja për seancën konstituive është përgjegjësi e kryetarit të legjislaturës paraprake, në këtë rast Dimal Bashës.

Ai duhet të zhvillojë një takim të përbashkët me krerët e subjekteve politike parlamentare, jo më vonë se pesë ditë para seancës, për të përgatitur rendin e ditës dhe për të caktuar vendet e deputetëve në Kuvendin e ri.

Rregullorja përcakton se seanca konstituive ka katër pika të rendit të ditës: formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe atë të nënkryetarëve.