75 Mall Live Search
08:35 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / AR

Mbreti Charles “i gatshëm të mbështesë” policinë për akuzat kundër Andrew-t mbi Epsteinin

Mbreti Charles ka bërë ndërhyrjen e tij të parë në raundin e fundit të zbulimeve në skandalin “Epstein”, duke thënë se pallati i Buckinghamit është gati të mbështesë policinë, ndërsa ata shqyrtojnë akuzat kundër vëllait të tij Andrew Mountbatten-Windsor.

“Mbreti e ka bërë të qartë, me fjalë dhe përmes veprimeve të pashembullta, shqetësimin e tij të thellë për akuzat që vazhdojnë të dalin në dritë në lidhje me sjelljen e Mountbatten-Windsor”-it, tha një zëdhënës i pallatit.

“Ndërsa pretendimet specifike në fjalë duhet t’i adresojë Mountbatten-Windsor-it, nëse na kontakton policia e Luginës së Thames, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim ata siç do të prisnit”, tha ai.

Policia e Luginës së Thames konfirmoi se po vlerëson nëse ka baza për të hetuar një ankesë nga grupi anti-monarki Republic, i cili raportoi Mountbatten-Windsor-in për dyshime për sjellje të pahijshme në detyrën publike dhe shkelje të sekreteve zyrtare, raporton BBC-i, transmeton Klankosova.tv.

Emailet nga grupi i dosjeve të Epsteinit të publikuara së fundmi duket se tregojnë ish-princin, duke përcjell raporte për vizitat në Singapor, Hong- Kong dhe Vietnam dhe detaje konfidenciale të mundësive të investimit.