75 Mall Live Search
09:36 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / S Z

Arrestohet një person në Podujevë, për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Policia ka arrestuar një person në Podujevë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm. Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një lokal në Podujevë, ku dyshohet se po zhvillohej veprimtari e paligjshme e bixhozit. Sipas raportit policor, rasti është raportuar rreth orës 20:55, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e një të dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar pajisje dhe materiale të ndryshme që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

“Podujevë 09.02.2026, 20:55. Është raportuar se në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar është duke u zhvilluar veprimtari e paligjshme e bixhozit. Në lokalin e të njëjtit është bërë kontrolli ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një printer për shtypjen e tiketave, një skaner, tri shtëpiza, njëzet e shtatë (27) pako me letra për lojëra, dy monitorë, një tastiere si dhe dyzet e katër (44) kuponë të printuara të lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.