75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / A

ZPS-ja e citon Azem Sylën: Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin anëtarë themelues të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Po vazhdon edhe sot deklaratat përfundimtare të ZPS-së në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Seanca e ditës së dytë të fazës përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nis nga ora 9:00 (ora 10:00 transmetimi).

ZPS-ja ka cituar sot një intervistë të Azem Sylës, i cili sipas tyre, ka thënë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Kraniqi ishin themelues të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.