“Nuk fle në dhomën e gjumit nëse gruaja ime s’është në shtëpi”, Granit Xhaka për BBC-në: S’dua të jem vetëm!
Granit Xhaka ka dhënë një intervistë për BBC-në ku ka folur për sezonin aktual dhe për jetën e tij private.
Kthimi në Sunderland dhe forma e tij fantastike ka bërë që të gjithë mediat të interesohen për një intervistë me mesfushorin shqiptar, shkruan Indeksonline
Së fundmi ishte mysafir në BBC, dhe gjatë intervistës ai dha një deklaratë të fortë në lidhje me vetminë.
Xhaka nuk preferon që të qëndrojë vetëm, kjo për shkak edhe të ngjarjeve që përjetuan si familje, ikja për në Zvicër gjatë luftës në Kosovë, e shumë gjëra të tjera.
“E urrej të jem vetëm. Nuk më pëlqen të jem i vetmuar. Mendoj që për shkak të karrierës sime në futboll. Për shkak të disa momenteve jo të mira që kemi pasur.
“Jam një person që nëse familja ime nuk është këtu, më duhen njerëz t’i kem afër.
“Për shembull. Nëse gruaja ime apo fëmijët s’janë në shtëpi, unë nuk fle në dhomë. Fle në sallon apo diku tjetër. Ndihem shumë keq”, u shpreh Granit Xhaka
Kujtojmë se Xhaka ka disa ndeshje që nuk është paraqitur për Sunderlandin, kjo për shkak të një lëndimi./Indeksonline/

