Emërllahu për Krasniqin: Mirë që e kam në ekip një bashkëkombës dhe mund të flasim shqip!
Lindon Emërllahu është transferimi i fundit i skuadrës nga Ukraina, Polissya.
Emërllahu iu bashkua Ilir Krasniqit te skuadra ukrainse, shkruan Indeksonline
Gjatë një interviste për faqen zyrtare të klubit, mesfushori kosovar u shpreh i lumtur që ka në të njëjtin ekip futbollistin Ilir Krasniqi.
“Sigurisht. Kur ke një mik me të cilin luan edhe në kombëtare, është shumë bukur. Mund të flasësh gjuhën tënde amtare, gjë që për mua e bën gjithçka shumë më të lehtë. Ai ka qenë në Ukrainë prej rreth një viti e gjysmë fillimisht te Kolos dhe tani te Polissya — ndaj jam vërtet i lumtur që është këtu”.
“Me siguri katër apo edhe pesë vjet. Debutimet në kombëtare i kemi bërë së bashku”.
“Ai është i qetë në fushë, i pëlqen të luajë futboll. Është inteligjent dhe e di saktësisht çfarë duhet të bëjë gjatë lojës”, u shpreh Emërllahu
Emërllahu firmosi me Polissya, kjo e fundit pagoi 1.5 milionë euro për mesfushorin kosovar, i cili ishte pjesë e CFR Clujit./Indeksonline/

