75 Mall Live Search
12:08 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / H F

Arianit Koci thirrje Osmanit e Kurtit: Reagoni për shkeljen e marrëveshjes së Brukselit nga Serbia

Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të reagojnë pas konstatimit zyrtar të Komisionit Evropian se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit të vitit 2015, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij, Serbia nuk ka të drejtë të arrestojë asnjë ushtar të UÇK-së për veprime të pretenduara të kryera në Kosovë. Arrestimet dhe ndjekjet penale ndaj qytetarëve kosovarë, pa kërkesë nga institucionet e Kosovës, bien ndesh me obligimet e pranuara në kuadër të dialogut.

Koci gjithashtu paralajmëron qytetarët që të jenë të kujdesshëm në Serbi, veçanërisht ata që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së apo të institucioneve të Sigurisë së Kosovës, duke iu referuar rastit të arrestimit të Mit’hat Lozhanit.