75 Mall Live Search
12:52 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / S Z

Rama e quan “idiot” ndërkombëtar, prokurorin Howling

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur “idiot” ndërkombëtar, prokurorin Matthew Howling.

Ai ka shpërndarë një video nga fjala e këtij prokurori që thotë se Thaçi ka tentuar t’i gënjente edhe ndërkombëtarët.

Në video, prokurori thotë: “Thaçi ishte i aftë që të maskonte atë që po ndodhte në realitet, veçanërisht Rubinin dhe Clarkun treguan se nuk kishin interes për të kuptuar se çfarë po ndodhte në realitet”.

“Çfarë IDIOTI NDËRKOMBËTAR”, shkroi kryeministri Rama.