PK-ja publikon rezultatet e konkursit për teknik mbështetës
Policia e Kosovës ka njoftuar për publikimin e rezultateve të intervistës për pozitën e teknikut mbështetës.
Policia ka publikuar rezultatet e kandidatëve që kanë kaluar për këtë pozitë, shkruan IndeksOnline.
Katër kandidatë meritorë kanë fituar pozitën e punës, teksa pozita i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet pas përfundimit të këtij procesi.

Tetë kandidatë kanë munguar në shqyrtimin e intervistës.
“Kandidatët të cilët kanë konkuruar për punësim në Polici dhe janë diskualifikuar, kanë të drejt ankese. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej 5 ditëve kalendarike, nga data e publikimit të rezultateve” thuhet në njoftimin e policisë.



