75 Mall Live Search
17:06 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / MSH1

Trump kërcënon bllokimin e hapjes së urës SHBA-Kanada

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në dhe Kanadanë, derisa Uashingtoni të “kompensohet plotësisht për gjithçka” që i ka dhënë fqinjit të tij verior.

Ura Ndërkombëtare “Gordie Howe”, që lidh provincën kanadeze të Ontarios me shtetin amerikan të Michiganit, nuk do të hapet derisa Ottawa “t’i trajtojë Shtetet e Bashkuara me drejtësinë dhe respektin që meritojnë”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Ura financohet nga qeveria kanadeze, por do të jetë në pronësi publike si të Kanadasë ashtu edhe të Michiganitm shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.

Kryeministri Mark Carney tha të martën se pati një bisedë “pozitive” me Trumpin, duke i kujtuar atij se Kanadaja pagoi për urën.

Carney vuri në dukje se ura u ndërtua nga punëtorë amerikanë dhe kanadezë, dhe me çelik nga të dy vendet, transmeton IndeksOnline.

“Ky është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit midis vendeve tona dhe mezi pres që të hapet”, u tha ai gazetarëve në Ottawa, të martën.

Ai tha se Trump kërkoi që ambasadori i SHBA-së në Kanada, Pete Hoekstra, i cili është nga Michigani, “të luante një rol në zbutjen e bisedës rreth urës”.