QKUK-ja pastron rrënojat pranë Pulomologjisë: Paraqitej rrezik për pacientët dhe stafin
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njoftoi se ka përfunduar pastrimi i rrënojave pranë Klinikës së Pulmologjisë.
Sipas QKUK-së, kjo hapësirë për një kohë të gjatë ka paraqitur rrezik për pacientët, përcjellësit dhe stafin e QKUK-së, për shkak të pranisë së qenve endacakë dhe elementeve potencialisht keqbërëse.
“Me këtë ndërhyrje është eliminuar një zonë e pasigurt dhe e shëmtuar, duke krijuar një ambient më të hapur, më të pastër dhe më të sigurt, si dhe duke mundësuar frymëmarrje më të mirë të hapësirës përreth klinikës.
Aktiviteti i pastrimit do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të oborrit të QKUK-së, me qëllim të përmirësimit të sigurisë, pastërtisë dhe kushteve të përgjithshme për të gjithë shfrytëzuesit e institucionit” thuhet në njoftim.

