Nis takimi i Dimal Bashës me përfaqësues të partive, fokus Seanca konstituive e Kuvendit
Ka nisur takimi i thirrur nga kryetari në detyrë i Kuvendi i Kosovës, Dimal Basha, me përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare, transmeton IndeksOnline.
Mbledhja, e cila ka filluar në orën 17:00, është përqendruar në përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës së dhjetë (X) të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim pritet të diskutohen hapat proceduralë dhe koordinimi ndërmjet partive, në funksion të mbarëvajtjes së seancës së parë të legjislaturës së re.
Ndërkohë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të mërkurën, pasi është thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për nesër në orën 12:00.
Sipas Presidencës, vendimi për caktimin e kësaj date është marrë pas konsultimeve me shumicën e partive parlamentare, duke pasur parasysh urgjencën për krijimin e institucioneve të reja, miratimin e buxhetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Caktimi i seancës konstituive erdhi një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit./IndeksOnline/

