75 Mall Live Search
18:00 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / Gj Sh

Inter me dy ”armë” shtesë për pjesën kryesore të sezonit, rikthehen dy ”yjet” e skuadrës

Në fundjavë zhvillohet një nga derbit më të mëdhenjë në futbollin italian, ku Inter do të jetë nikoqir i Juventusit.

Lajme të mira ka në kampin ziklatër para këtij dueli të rëndësishëm, pasi dy yjet e skuadrës, Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu janë rikthyer në stërvitje, shkruan IndeksOnline.

Fitorja bindëse ndaj Sasuolos ka rritur moralin e skuadrës dhe rikthimi i dy mesfushoreve kryesor do të jenë një ”armë” shtesë për trajnerin Christian Chivu për pjesën e mbetur të sezonit, ku Interi synon titullin e kampionit.

Barella dhe calhanoglu pritet të jenë në derbin ndaj Juventusit, ndeshja e cila zhvillohet ditën e shtune.

Mesfushori italian ka munguar në katër ndeshjet e fundit pas një lëndimi në muskulin e këmbës, derisa mesfushori turk ka humbur tetë ndeshjet e fundit pas dëmtimit në pulp.

Interi aktualisht është lidere e tabelës në Serie A, me 58 pikë në 24 ndeshje, 8 pikë më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./IndeksOnline/