Obama kthehet në kohë: Kujton shpalljen e kandidaturës për president
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka kujtuar shpalljen e kandidaturës për president, sot 19 vjet më parë.
“Kjo kampanjë nuk mund të jetë vetëm për mua. Duhet të jetë për ne. Duhet të jetë për atë se çka mund të bëjmë bashkë. Vetëm, ky ndryshim nuk mund të ndodhë. Të ndarë, ne dështojmë” kishte deklaruar Obama, në tubimin inaugurues.
Obama kishte pohuar se qëllimi i tij për presidencë ka qenë që të bashkohet me popullin dhe të qeverisin bashkë – për jetë më të mirë.
Fjalimi i tij u cilësua si frymëzues për shumë qytetarë, të cilët vendosën të ndryshojnë jetët e tyre.
19 vjet më vonë, Obama konsiderohet si një ndër presidentët më të suksesshëm të SHBA-së.

