75 Mall Live Search
18:08 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / L A

Gjest i veçantë, Neymar i dërgon fanellën e tij Messit

Neymar dhe Lionel Messi kishin pasur një miqësi të madhe te Barcelona.

Ata së bashku me Luis Suarez, formuan treshen “MSN” ku e dominuan futbollin botëror.

Ndonëse karrierat e tyre morën kahje të ndryshme, ata ende mbajnë shoqërinë mes vete.

Dhe braziliani, tani ka bërë gjest të veçantë ku i dërgoi Messit dhe djemve të tij fanellat e klubit të tij, Santos./IndeksOnline/