75 Mall Live Search
18:40 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / Gj Sh

Nuk po luan në ndeshje zyrtare, por Juventusi krenohet me paraqitjet e Edon Zhegrovës në stërvitje

Edon Zhegrova nuk po e ka hapsirën e nevojshme në ndeshjet zyrtare të Juventusit, edhe pse transferimi i tij bëri bujë të madhe.

Sulmuesi i Kosovës nuk po e bind trajnerin e bardhezinjëve Luciano Spalletti, që të luaj si startues, shkruan IndeksOnline.

Por pavarësisht minutave të pakta në fushë, Juventusi po krenohet me paraqitjes e Zhegrovës në stërvitje.

Ditën e sotme në faqen zyrtare të klubit kanë postuar një video, ku Zhegrova është protagonisti kryesor, me gola, asistime e drimblime të jashtëzakonshme në stërvitje.

Por kjo nuk po mjafton që 26-vjeçari të bind Luciano Spallettin që ti jep më shumë hapësirë në fushën e gjelbërt.

Në ndeshjen e fundit ndaj Lazios, Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë, ku pati paraqitje të mirë, duke u vlerësuar me notë 7.1./IndeksOnline/