Fantastike! Sigal Prishtina kualifikohet në play-off të ENBL
Sigal Prishtina ka arritur një sukses të madh.
Kjo pasi që skuadra kryeqytetase, është kualifikuar në play-off të ENBL pas rezultateve te ndeshjeve të fundit nga kundërshtarët e saj.
Sigal Prishtina, është skuadrën e vetme kosovare që kalon tutje, pasi Peja ka kohë që është përjashtuar nga kjo garë, për shkak të mos udhëtimit në Çeki, për ndeshjen ndaj Olomouckos.
“Bardhekaltrit”, e mbyllën në vend të 5-të në grupin B me rekord të balancuar me 4 fitore dhe 4 humbje./IndeksOnline/

