‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua
Marrëdhënia mes dy kunatave në Big Brother, Selin dhe Greta, duket se po tensionohet gjithnjë e më shumë.
Një situatë e ndjeshme e ka çuar raportin e tyre drejt përçarjes, ndërsa tensionet rriten për çdo javë.
Selin dhe Greta herë pas here kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me lojën dhe sjelljen e secilës, duke e bërë atmosferën në shtëpi më të komplikuar.
Selin: “Sot është dita e tretë që Greta me mua ka zero kontakt. As nuk ka ardhur për të më pyetur si je. Nuk çuditem më. Është kontradiktore, sepse gjatë javës më flet, dhe në prime është ndryshe. Luizi e pyeti për lidhjen time të fundit, Greta s’ka qenë prezente. E pyeti a është jashtë e lidhur, pashë një nuancë qeshje nga Greta. Mbase ka dashur të distancohem unë nga loja dhe të bëhet ajo kryefjala. Këto skena të shëmtuara me mua, nuk i shkojnë jo Gretës por as disa të tjerëve. E dyta, ka lënë një koment të shëmtuar te grimi, tha: qerpikët fallso, buzët fallso”.
Greta: “A je në terezi? Nuk e kam thënë kështu për zotin. Nuk ka lidhje, e ktheve situatën tani, më vjen keq. Gimbo pas çdo prime që është i zhgënjyer, vjen duke u ankuar për Selinën. Nuk kam më lojë me ty, mbyllet këtu e gjithçka, mos hajdeni këtu te Greta.”
Luizi: Greta është shumë inteligjente, por duket sikur dikush ia ka futur thonjtë në fyt. Je duke pranuar të jesh në hije, duke marrë titullin kunata e saj. E rrita intensitetin e pyetjeve duke i thënë: a je në dijeni të lidhjes së fundit të Selin, a mendon se ndikon në qëndrimin si luan e shfrytëzon situatat e saj?
Situata mbetet e tensionuar dhe fansat e Big Brother po presin me padurim zhvillimet e ardhshme, duke u pyetur se si do të përfundojë konflikti mes dy kunatave.

