Moti sot: Kryesisht i vranët, temperatura më e ulët 1 gradë
Të mërkurën në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen mes 1 deri 4 gradë Celsius.
Ndërsa ato maksimale mes 9 dhe 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri 5 metër për sekondë.

